Një pjesë e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Greqi pas përfundimit të pushimve në atdhe kanë nisur kthimin për në shtetin grek. Paraditen e së shtunës dogana e Kakavijes është përballur me një fluks të lartë të këmbësorëve dhe automjeteve në dalje të tokës shqiptare. Për të evituar radhët e gjata të pritjes në kufi Policia Kufitare në Kakavije ka çuar në 5 numrin e sporteleve në dalje të tokës shqiptare. Gazetarja Brikena Metaj raporton se drejtuesit e policisë së Kakavijes kanë kontaktuar me palën greke për të shtuar numrin e sporteleve duke çuar në tre të tillë në hyrje të tokës greke në Kakavije. Fluksi në dalje në këtë doganë pritet të vazhdojë gjatë gjithë javës në vazhdim. Gjatë 24 orëve të fundit në Kakavije janë përpunuar 9787 shtetasish në hyrje – dalje nga të cilët 3777 në hyrje dhe 6010 në dalje, ndërsa hyrje–dalje automjetesh janë 3150 gjithsej, ku 1198 janë në hyrje dhe 1952 janë në dalje të R.Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: