Rusia dhe Ukraina kanë vendosur të shkëmbejnë 115 të burgosur gjatë ditës së sotme. Shkëmbimi raportohet se do të ndodh të shtunën pas negociatave të ndërmjetësuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky do të jetë shkëmbimi i parë i tillë i të burgosurve që kur Ukraina nisi ofensivën brenda Rusisë.
Zyrtari i Emirateve foli në kushte anonimiteti sepse detajet nuk ishin ende publike, shkruan reuters. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët rusë dhe ukrainas mbi shkëmbimin e supozuar.
Ndryshe, mediat kanë raportuar se ukrainasit kanë rrethuar gati 3000 ushtarë rusë në rajonin e Kurskut në Rusi.