Një 61-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Sarandës për vjedhje me dhunë.
Blutë njoftojnë se 61-vjeçari ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një usb nga automjeti i një shtetaseje dhe është larguar me vrap
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin Fatos Muço, 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 2, Sarandë, ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një usb nga automjeti i një shtetaseje dhe është larguar me vrap. Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, 61-vjeçari është identifikuar dhe arrestuar.