Një zjarr i madh ka rënë sot fshatin Osmënzezë në Njësinë Administrative Sinjë. Zjarri, që ka qenë i qëllimshëm, u përhap me shpejtësi drejt zonës kodrinore të mbjellë me pemë ulliri dhe bajame.

Drejt zonës shkuan18 zjarrëfikës nga Berati, 6 nga Poliçani dhe forca të shumta policie. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit dhe për këtë arsye u punua me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Për shkak të bimësisë së thatë dhe erës, zjarri rrezikonte të përhapej drejt banesave të fshatit, prandaj zjarrfikësit punuan fillimisht për eliminimin e rrezikut drejt banesave dhe pastaj për fikjen e vatrave të shumta të përhapura në zonë.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur izolimi i zjarrit, duke u shmangur përhapja drejt banesave të fshatit.

Zjarri është lokalizuar dhe po punohet për fikjen e tij të plotë pasi në zonë ka ende disa vatra aktive dhe po punohet për izolimin e tyre.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 10 ha me shkurre e ferra,100 drurë ullinj dhe 50 drurë bajame. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënies.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: