Një nga armët më sekrete për të luftuar pushtimin rus të Ukrainës ka filluar të rritet.

Një video e re e postuar në mediat sociale synon të promovojë operacionet e fshehta të një rrjeti civilësh ukrainas, që jetojnë dhe luftojnë pas linjave ruse.

E drejtuar nga forcat speciale të Ukrainës, kjo lëvizje rezistence po rritet, sipas komandantit të saj, i cili tha se çdo i rritur i moshuar, i ri, mashkull, femër mund t’i bashkohet grupimit.

Në një jehonë të Ekzekutivit të Operacioneve Speciale të Britanisë që drejtoi misione prapa linjave të armikut gjatë Luftës së Dytë Botërore, detyrat e rezistencës ukrainase brenda territorit të kapur nga Moska përfshijnë spiunazhin, sabotimin dhe “eliminimin” e forcave ruse, tha komandanti për Sky News.

Ai tha se burrat dhe gratë e rezistencës janë aktivë në Krime, si dhe në pjesë të Ukrainës jugore dhe lindore dhe kanë kryer punë brenda Rusisë.

Gjithashtu po krijohen grupe – si masë paraprake – në pjesë të Ukrainës që mund të bien nën kontrollin rus.

Përveç kësaj, civilët në Rusi që kundërshtojnë sundimin e Vladimir Putin kanë filluar të mësojnë nga rezistenca e Ukrainës dhe përpiqet t’i ndihmojën në operacionet e tyre.

“Sigurisht që puna që po bëjnë njerëzit tanë është e rrezikshme. Shumë nga njerëzit tanë kanë vdekur gjatë punës së tyre dhe shumë prej tyre përfundojnë në burgjet ruse. Por kjo nuk na tremb, sepse qëllimi ynë justifikon humbjet që po pësojmë. Midis nesh janë ata njerëz që me qetësi, në heshtje, në fshehtësi kryejnë detyrat e tyre pa pritur një shpërblim ose lavdi të shpejtë. Motivimi kryesor i popullit tonë, të gjithëve ne, është liria. Ne duam të mbrojmë vendin tonë… rusët do të duhet ose të na vrasin të gjithëve – ose të largohen”, tha komandanti, një kolonel i forcave speciale, i cili kërkoi të mbetet anonim për arsye sigurie. Po e quajmë Mykola.

Disa anëtarë janë vendosur për të ndërprerë linjat e furnizimit për ta bërë më të vështirë për Moskën transportin e ushqimit dhe municioneve për forcat e saj të vijës së parë.

“Ne gjithashtu përpiqemi të vrasim personelin ushtarak të Federatës Ruse me çdo kusht dhe të shkatërrojmë pajisjet e tyre ushtarake,” tha Mykola.

Komandanti tha se rezistenca do të jetë kyçe në çdo shtytje të ardhshme për të detyruar ushtrinë ruse të tërhiqet nga gadishulli që ata kanë pushtuar që nga viti 2014.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb