Kremlini ka bërë të ditur të hënën se do të ketë një përgjigje ruse ndaj inkursionit të Ukrainës në rajonin perëndimor të Kurskut, dhe se ideja e bisedimeve të armëpushimit me Kievin nuk është më e rëndësishme.
Mijëra ushtarë ukrainas kaluan kufirin rus më 6 gusht në një sulm të befasishëm që presidenti rus Vladimir Putin tha se kishte për qëllim përmirësimin e pozicionit negociues të Kievit përpara bisedimeve të mundshme dhe ngadalësimin e avancimit të forcave ruse përgjatë frontit, raporton Reuters.
“Veprime të tilla armiqësore nuk mund të mbeten pa një përgjigje të përshtatshme”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Patjetër që do të ketë një përgjigje”, ka shtuar ai.