Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare nga radhët e ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, tha se dëshiron të ndërtojë një sinagogë në Xhaminë e Aksasë në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Duke folur për radion e ushtrisë izraelite, Ben-Gvir, pohoi se politika aktuale “i lejon hebrenjtë të luten” në Xhaminë Al-Aksa.

Në pyetjen “A do të ndërtoni një sinagogë në xhaminë Al-Aksa?”, Ben-Gvir tha: “Po”.

Pas deklaratave të Ben-Gvir, zyra e shtypit e kryeministrisë izraelite në një njoftim pohoi se “status quo-ja” në Xhaminë Al-Aksa nuk ka ndryshuar.

Ministri i Punëve të Brendshme i bën thirrje Netanyahu-t. Ministri i Brendshëm, Moshe Arbel, nga ana tjetër, duke reaguar ndaj deklaratave të Ben-Gvir, i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu të “paralajmërojë ministrin e ekstremit të djathtë”.

Arbel paralajmëroi se deklaratat e Ben-Gvir mund të çojnë në “gjakderdhje”. Ben-Gvir kryen bastisje të shpeshta në Al-Aksa Ben-Gvir, i cili njihet me pikëpamjet e tij anti-palestineze, shpeshherë kryen bastisje në Xhaminë al-Aksa.

Ben-Gvir, i cili për herë të fundit bastisi zonën më 13 gusht, tha se, “Ka zhvillime të mëdha në lidhje me administrimin dhe sovranitetin e këtij vendi. Shihet se hebrenjtë adhurojnë këtu. Siç thashë më parë, politika është që të lejohen (hebrenjtë) të adhurojnë këtu”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: