Kompania Kurum është përfshirë në një skandal të rëndë, pasi dyshohet se prodhoi dhe transportoi mbetjet toksike, që janë dërguar në Tajlandë.
Gazetari Fatmir Popja, në një lidhje live me News 24 tha se pritet që të kemi një ndërprerje të kontrateve me 500 punëtorë të kompanisë. Gazetari tha se Kurum, prej kohësh ka shkaktuar një “katastrofë mjedisore” në Elbasan dhe gjithashtu nuk dihet se si ka vepruar me mbetjet toksike që ka prodhuar në gjithë këta vite.
Fatmir Popja: Parashikohet që të kemi ndërprerje të kontratave të punës mes kompanisë Kurum dhe sindikatës së punonjësve. Janë mbyllur dyert për punëtorët. Thuhet se punëtorët do paguhen deri në tetor. Kurum është një nga kompanitë më të mëdha industriale në vend. Kurum ka pasur probleme herë pas here.
Banorët e Elbasanit shpesh ankohen për pasojat e Kurum në qytet. Kjo kompani u përfshi në një skandal, pasi dyshohet se ka transportuar mbetje toksike në Tajlandë. Kurum prodhon shumë mbetje toksike, që nuk dihet sesi është vepruar me to gjatë viteve. Elbasani është përballur me katastrofë mjedisore që kur ka nisur të funksionojë kompania Kurum.
(Balkanweb)