Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Si pasojë e aksidentit të rëndë, një person ka mbetur i lënduar.

Policia bën me dije se dy automjete dhe një kamion janë përplasur me njëri-tjetrin. I plagosuri është shoferi i një prej automjeteve. Ai është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

“Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, janë përplasur automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin L. H., kamioni me drejtues shtetasin A. K., dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. P..

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb