Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit ku u diskutua çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, i kërkoi Gazment Bardhit të shmangë komentet për retorikë politike e të mos shfaqet si ithtar i mbrojtjes së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Seanca vendos, është organi më i lartë vendimmarrës i Kuvendit. Por të flasësh si ithtar i mbrojtjes së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të vonosh zbatimin e vendimit të Gjykatës duke bërë diskurs politik për një orë do të thotë që po bën xhonglerin politik. Zonja Kryetare, ne nuk kemi nevojë ta rikomentojmë me raporte. Ne i këshillojmë Kryetares së Kuvendit t’a fusë në seancë e mbarojmë punën tonë. E nuk zgjatemi. E kuptoj që doni të bëni si mëndja pas Gjykatës Kushtetuese por nuk e nderoni gjykatën. Na lini të zbatojmë vendimin. Ta çojmë në seancë e ta zbatojmë” tha Toni Gogu.

Në fund të mbledhjes, Këshilli i Legjislacionit ra dakord që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje t’i kalojë seancës së parë të sesionit të ri parlamentar që nis javën e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb