Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka hapur të martën mundësinë për rikthimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara mbi programin bërthamor të vendit të tij, që po avancon me shpejtësi.

Khamenei i ka thënë qeverisë së tij civile se nuk kishte “asnjë pengesë” për të bashkëpunuar me “armikun” e saj, raportoi AP.

Mirëpo lideri suprem ka riktheskuar se Amerikës nuk duhet t’i besohet.

Komentet e tij pasqyrojnë kohën e marrëveshjes bërthamore të Iranit të vitit 2015 me fuqitë botërore, e cila e bëri programin bërthamor të Teheranit të kufizuar në masë të madhe, në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.

Megjithatë, mbetet e paqartë se sa hapësirë do të ketë presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian për të manovruar, veçanërisht pasi tensionet mbeten të larta në Lindjen e Mesme për shkak të luftës Izrael-Hamas.

“Ne nuk kemi pse t’i lidhim shpresat tona te armiku. Për planet tona, ne nuk duhet të presim miratimin nga armiqtë”, ka deklaruar Khamenei në një video të transmetuar nga televizioni shtetëror.

Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore, paralajmëroi gjithashtu kabinetin e Pezeshkianin që të mos i besohet armikut.

Khamenei, 85 vjeç, ka kërkuar herë pas here bisedime ose i ka hedhur poshtë ato me SHBA-në pasi presidenti i atëhershëm, Donald Trump e tërhoqi në mënyrë të njëanshme Amerikën nga marrëveshja.

Që nga rënia e marrëveshjes, Irani ka braktisur të gjitha kufizimet e vendosura nga marrëveshja në programin e tij dhe pasuron uraniumin deri në 60%, afër niveleve të shkallës së armëve prej 90%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb