INXHINIER NDËRTIMI NË SHOQËRINË “ERJONI NDËRTIM” SHPK

DETYRAT KRYESORE:
Punonjësi në këtë pozicion është përgjegjës për organizimin dhe drejtimin e punimeve të ndërtimit (të objektit) në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut të miratuar deri në certifikimin e punimeve dhe dorëzimin e objektit, duke kryer, por pa u kufizuar detyrat si më poshtë:

Erjoni Ndertim
Erjoni Ndertim

• Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
• Përpilon dhe kontrollon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, procesverbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj;
• Kontrollon cilësinë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores dhe ligjeve në fuqi;
• Aprovon të gjitha materialet që implementohen në kantier;
• Sigurohet për zbatimin e punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë të kompanisë;
• Merr në dorëzim punimet e zbatimit dhe kryen inspektime të rregullta në mënyrë periodike;
• Përgatit listën e punimeve që kanë mangësi ose janë të papërfunduara, si pjesë e procesit të kolaudimit;
• Zbaton me rigorozitet kontratat e sipërmarrjes;
• Zbaton me rigorozitet rregullat teknike dhe kodin e veshjes së punëtorëve;
• Organizon dhe koordinon stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf ETJ) për punime në kantier;
• Koordinon programin e punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
• Evidenton nevojat për materiale dhe i miradministron ato (makineritë dhe fuqisë punëtore);
• Përgatit raporte ditore, javore, mujore me problematikat dhe ecuritë përkatëse;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT:

• Kandidati preferohet të ketë përfunduar studimet universitare për Inxhinieri Ndërtimi; Diploma Master përbën avantazh.
• Të ketë eksperience pune në pozicionin që kërkohet jo më pak se 3 vjet;
• Të ketë njohuri të avancuara mbi programet Autocad, dhe paketën Microsoft Office;
• Të ketë njohuri shume të mira të Gjuhës Angleze;
• Të ketë aftësi të mira analitike për zgjidhjen e problemeve dhe të ofroj këshilla teknike për zgjidhjen e tyre.
• Të ketë saktësi në punë dhe të kushtoj vëmendje maksimale detajeve.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në adresën e e-mailit:
[email protected]
Nr. Cel: 0684084197

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb