Vijon të jetë aktiv zjarri në malin e Velës në Lezhë. Raportohet se zjarri po përparon në drejtim të fshatit Kallmet, duke vënë në rrezik zonën e banuar.

Aktualisht forca zjarrfikëse po punojnë për lokalizimin e vatrës, ndërsa një helikopter Cougar vijon aksionin për shuarjen e flakëve.

“Vazhdon operacioni i helikopterit Cougar për shuarjen e vatrës. Vatra e zjarrit në fshatin Kallmet, nj.ad.Kallmet, bashkia Lezhë, vazhdon të jetë aktive afër banesave të fshatit Kallmet i Vogël.

Intensiteti i erës e cila favorizonte per rritjen e aktivitetit të vatres është ulur. Komandanti i MZSH I bashkisë ka stacionuar zjarrfikëse pranë banesave me qëllim mbrojtjen e banesave. Në terren janë 40 forca zjarrfikëse, 10 mjete zjarrfikëse, 3 bashkia Lezhë, 2 bashkia Kamëz, 1 bashkia Malsi e Madhe, 1 bashkia Mirditë, 3 bashkia Tiranë dhe 9 forca të shërbimi pyjor, 4 forca te MC, Grupet e FNSH të policise së shtetit dhe ato të rendit dhe rrugores.”, thuhet në njoftim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: