Shqipëria zyrtare hap dyert për koalicionin e ri ardhur në pushtet në Maqedoninë e Veriut. Zvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në konferencën e ambasadorëve të Shqipërisë, u prit ne takime të veçanta nga krerët më të lartë të shtetit në një agjendë gati me karakter zyrtar: kryeministri Rama, Presidenti Begaj, ministri i Jashtëm Hasani, ministri i Mbrojtjes, Vengu, ministrja e Turizmit Kumbaro, kreu i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj, e pritën në selitë respektive numrin dy të qeverisë së Maqedonisë së veriut.

Ka qenë Presidenca që ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi presidenti Bajram Begaj, me zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

Gjatë bisedës u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u nënvizua nevoja për thellimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në ekonomi, shkëmbimet tregtare, infrastrukturë, turizëm e kulturë, si dhe bashkëpunimi për avancimin e procesit të integrimin evropian e të nismave të bashkëpunimit rajonal.
Presidenti Begaj vlerësoi rolin e patjetërsueshëm të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut për paqen, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe orientimin e palëkundur Euroatlantik, së pari për vetë vendin, e më tej për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, në takim u theksua rëndësia e një angazhimi të përbashkët për të avancuar me tej procesin e integrimit në BE.

Presidenti i Republikës rikonfirmoi angazhimin e tij të plotë për një bashkëpunim produktiv e të vazhdueshëm, si dhe mbështetjen ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të përfaqësimit politik të shqiptarëve në nivele të larta të qeverisjes se vendit, apo edhe ato lokale, si një përgjegjësi e drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve për garantimin dhe respektimin e të drejtave të tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb