Policia në Divjakë njofton se ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një shtetase, pas sherrit për një pronë, e cila është publike.
Gjithashtu, ëhstë proceduar penalisht edhe një 63-vjeçar, që mori pjesë në konflikt e që është vjehrri i shtetasit të shpallurit në kërkim.
“Komisariati i Policisë Divjakë shpalli në kërkim shtetasin R. K., 35 vjeç, si dhe procedoi penalisht vjehërrin e tij shtetasin F. D., 66 vjeç, dhe shtetasen N. G., 63 vjeçe, të 3 banues në fshatin Karavasta e Re.
Këta shtetas janë konfliktuar midis tyre për një tokë publike me pretendimin se e kanë në pronësi.
Shtetasi i shpallur në kërkim R. K., gjatë konfliktit dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri shtetasen N. G.. Po punohet për kapjen e tij”, njofton policia.
(Balkanweb)