Gjatë kësaj të mërkureje, ndërmarrja publike “Trepça” ka larguar përkohësisht nga puna edhe një punëtor tjetër.

Sipas njoftimit, punëtori që u largua sot përkohësisht nga puna është me inicialet Y.S.

“Trepça” ka bërë të ditur se i njëjti ka shkelur rëndë detyrat e punës.

“Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. ka keqpërdorur detyrën zyrtare”, thuhet në njoftim.

Capture
Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: