Mostrat e trurit të njeriut të mbledhura në një autopsi në fillim të vitit 2024 përmbanin më shumë copa të vogla plastike sesa mostrat e mbledhura tetë vjet më parë.

Sipas një studimi të fundit, përqendrimet që u panë në indet e trurit të individëve normalë, të cilët kishin një moshë mesatare rreth 45 ose 50 vjeç, ishin 0.5%.

“Krahasuar me mostrat e trurit të autopsisë nga viti 2016, kjo është rreth 50% më e lartë. Kjo do të thotë që truri ynë sot është 99.5% tru dhe pjesa tjetër është plastike”, tha autori kryesor i studimit Matthew Campen.

Megjithatë, kjo rritje tregon vetëm ekspozim dhe nuk jep informacion në lidhje me dëmtimin e trurit. Megjithatë, është ende e paqartë nëse këto grimca që hyjnë dhe dalin nga truri, ose që grumbullohen në indet neurologjike nxisin apo jo sëmundje.

Kërkime të mëtejshme nevojiten për të kuptuar se si grimcat mund të ndërveprojnë me qelizat dhe nëse kjo ka një pasojë toksikologjike.

Sipas këtij studimi, mostrat e trurit përmbanin 7 deri në 30 herë më shumë copa të vogla plastike sesa mostrat nga veshkat dhe mëlçitë.

Për studimin, ekspertët ekzaminuan indet e trurit, veshkave dhe mëlçisë nga 92 persona të cilët iu nënshtruan një autopsie mjekoligjore për të verifikuar shkakun e vdekjes. “Bazuar në vëzhgimet tona, ne mendojmë se truri po tërheq nanostrukturat më të vogla, si 100 deri në 200 nanometra në gjatësi, ndërsa disa nga grimcat më të mëdha që janë një mikrometër deri në pesë mikrometra shkojnë në mëlçi dhe veshka”, thonë studiuesit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb