Në Napoli zbarkoi Lukaku, dëshira e madhe e Antonio Contes, ndërsa tani drejtuesit e klubit janë totalisht të fokusuar për të shitur Victor Osimhen. Nigeriani dëshiron të qëndrojë në Evropë, por oferta më e mirë ekonomike vjen nga Arabia Saudite.

Al Ahli e ka marrë seriozisht këtë transferim, shifrat e tyre janë bindëse për të gjithë palët. Klubi saudit ofron 30 milionë euro në sezon për lojtarin dhe një kontratë 4 vjeçare, ndërsa për klubin 65 milionë euro.

Sigurisht nuk është shifra që De Laurentiis shpresonte pasi klauzola e tij e largimit është 120 milionë euro. Klubi saudit kërkon fillimisht garanci nga lojtari, pra kërkon fillimisht dritën jeshile nga nigeriani, për të vijuar më pas me negociatat me klubin.

Sipas mediave italiane, De Laurentiis mund të zbres deri në 80 milionë euro, por jo më pak. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendos Osimhen i cili mbetet në pritje të PSG apo të ndonjë ekipi tjetër evropian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: