Teun Koopmeiners është zyrtarisht një lojtar i Juventusit. Mesfushori holandez, priti shumë gjatë kësaj vere për transferimin e tij në Torino, me të dyja klubet Juve dhe Atalanta që arritën akordin mbi bazën e 52 mln euro + 6 mln euro bonuse.

Shumë i lumtur u shfaq Koopmeiners në ditën e tij të parë si futbollist bardh e zi teksa nuk ngurroi të përcjellë edhe mesazhet e para drejtuar popullit juventin, që i bëri një pritje speciale atij:

“Për mua kjo është një ëndërr, jam i lumtur, prej kohësh doja të vishja këtë fanellë. Për mua Juventusi është klubi më i rëndësishëm në Itali. Kam folur me Thiago Mottën rreth lëvizjeve taktike në fushën dhe mbi rolin që unë do të kem në mesin e fushës. Mua më pëlqen të shënoj, por edhe të dhuroj asiste. Dëshiroj të fitoj, ndaj jam këtu” e mbylli intervistën e tij Koopmeiners.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb