Mbërrin Scot Mc Tominay. Pas Romelu Lukakut, që mbërriti ditën e djeshme, sot ishte rradha e mesfushorit skocez, që të pritej na një numër shumë i lartë i tifozëve napoletanë.
Skuadra e Napolit të Antonio Contes dalëngadalë po merr formë, me dy afrimet e fundit Lukaku dhe Mc Tominay, që ishin dy dëshirat e teknikut leçes prej kohësh.
Mc Tominay mbërriti tek Napoli nga skuadra e Manchester United, për një shifër prej 30,5 milionë eurosh. Futbollisti pritet të kryejë sot vizitat mjekësore, ndërkohë te Napoli pritet zyrtarizimi i Romelu Lukakut dhe prezantimi i tij tek klubi i presidentit De Laurentis.