Zvicra synon që të bëjë përgatitje pozitive në Nations League, në ndeshjet e shtatorit ndaj Danimarkës në transfertë dhe ndaj Spanjës në shtëpi. Së fundmi, trajneri i helvetëve, Murat Yakin ka bërë publike listën e të ftuarve.
Natyrisht, siç dihet mungojnë Xherdan Shaqiri, Yann Sommer dhe Fabian Schar, futbollist të cilët kanë deklaruar tërheqjen e tyre nga përfaqësuesja. Mes të ftuarvë është edhe lojtari shqiptar, Uran Bislimi.
(J.S/BalkanWeb)