Ministrat e Financave të vendeve ku euro është valuta zyrtare duhej të mbajnë muajin e ardhshëm një takim në Budapest, por për shkak të marrëdhënieve të kryeministrit hungarez, Viktor Orbán me presidentin rus, Vladimir Putin, takimi është i diskutueshëm.
Siç shkruan politico, duke cituar burime nga Brukseli, javën e ardhshme do të vendoset nëse takimi do të zhvillohet, por disa ministra nga Eurozona planifikojnë të bojkotojnë ngjarjen e planifikuar. Mes tyre janë ministra nga Gjermania, Estonia, Finlanda dhe Lituania.
Shkak, siç theksojnë burime për politico, është vendimi i Orbanit për të mbajtur marrëdhënie të mira me Putinin pas agresionit rus kundër Ukrainës, i cili ka filluar më 24 shkurt të vitit 2022.