Lituania dhe Letonia janë vendet e fundit të BE-së që kanë shprehur shqetësimin mbi lehtësimin e vizave nga Hungaria për shtetasit rusë dhe bjellorusë. Skema hungareze për emigracionin u lejon punonjësve të huaj të qëndrojnë në vend për të paktën 2 vjet dhe u hap rrugën për qëndrim të përhershëm.

Ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm të vendeve baltike dhe nordike i kanë shkruar Komisionit Evropian për t’i shprehur shqetësimin mbi këto ndryshime, të cilat mund të vënë në rrezik sigurinë e zonës Schengen.

“Nuk ka pasur kurrë lëvizje të lirë për diplomatët rusë që kanë qëllime armiqësore dhe nuk ka pasur kurrë një Schengen të hapur për vende të caktuara. Ndaj dhe ne i kemi marrë seriozisht këto kërcënime për sigurinë”, tha Baiba Braze, ministre e Jashtme e Letonisë.

Qeveria hungareze i ka hedhur poshtë shqetësimet, duke thënë se lejet e qëndrimit do të jepen në përputhje me ligjet e BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb