Elis Rroshkodoli, dyshohet se është personi i cili u qëllua këtë mesditë në Shkodër.
Sipas informacioneve, ai është qëlluar brenda një lokali.
Detaje të reja janë zbardhur sa i përket vrasjes së regjistruar në qytetin e Shkodrës mesditën e së premtes.
Sipas informacioneve të para, ende nuk është bërë i ditur emri i viktimës, teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Teksa ka nisur hetimi lidhur me detajet, raporton gazetari Senad Nikshiqi.
Ngjarja është regjistruar në afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër.
(BalkanWeb)