Spanja, kampionia e Evropës në fuqi, zbret në fushë për dy sfidat e para në Ligën e Kombeve, kundër Serbisë dhe Zvicrës. Ka disa ndryshime në raport me ekipin që triumfoi në Gjermani, ku përveç mungesave të Unai Simon dhe Morata të dëmtuar, dhe Navas që njoftoi tërheqjen nga Kombëtarja, mungon edhe Nacho për zgjedhje tekniku. Luis de La Funete ka ftuar lojtarë si Mingueza, Pau Torres, Pepelu, Aleix García dhe Yeremy Pino. Kjo është lista e plotë e Spanjës për dy sfidat e parë në Ligën e Kombeve:

Portier: Raya, Remiro, Robert Sánchez.

Mbrojtës: Carvajal, Mingueza, Le Normand, Vivian, Laporte, Pau Torres, Cucurella, Grimaldo.

Mesfushor: Rodrigo, Zubimendi, Pepelu, Fabián, Aleix García, Dani Olmo, Pedri.

Sulmues: Lamine Yamal, Ferran Torres, Nico Ëilliams, Yeremy Pino, Oyarzabal, Ayoze, Joselu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: