Elseid Hysaj ka qenë një nga emrat më të lakuar të Lacios në merkaton e verës. Shumë media italiane kanë bërë të ditur se ai nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Tudor. Shpesh është thënë se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është lënë i lirë nga drejtuesit e klubit që të largohet, por duke qenë se nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete për të, e ardhmja e tij është në dyshim.

Së fundmi gazetari i njohur italian, Nikolo Shira përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “X” shkruan se Hysaj mund të qëndrojë në klub dhe të bëjë pjesë me skuadrën titullare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: