Një automjet ka marrë flakë në lëvizje e sipër në Vlorë.
Si pasojë e flakëve, siç shihet edhe në video, automjeti i tipit “Citroen” është shkrumbuar plotësisht. Zjarri ka rënë fillimisht në pjesën e kondicionerit dhe më pas është përhapur në të gjithë mjetin.
Kjo ka shkaktuar edhe trafik e radhë të gjata automjetesh.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë në kohë nga makina dhe nuk ka pësuar dëmtime.