Zbardhen detaje të reja nga kërcënimi i kreut të FSHF, Armand Duka. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb mesazhin kërcënues që presidenti i Klub Iliria i ka dërguar Dukës në telefonin celular.
Në mesazh, Nazmi Selmani, i shkruan kreut të qeverisë së futbollit: “Të pyesë bashkëshorten dhe femijët, a i ka bërë të qajnë”.
“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…“, shkruan ai.
BalkanWeb mëson se pas këtij mesazhi kërcënues, Selmani i ka shkuar Dukës te shtëpia. Kreu i FSHF ka bërë denoncim në polici dhe uniformat blu kanë vënë në pranga 5 persona, mes tyre edhe presidentin e Ilirisë dhe dy djemtë e tij futbollistë.
Mësojet se presidenti i klubit të futbollit Iliria i kërkonte vazhdimisht Dukës grumbullimin e djalit të tij portier me kombëtaren. Në listën që bëri publike Sylvinho për ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin shtator emri i Gentjan Selmanit, porti i Tiranës, nuk figuron.
(BalkanWeb)