Kombëtarja do të nisë sot grumbullimin në kuadër të dy sfidave të para në grup, për Nations League, ato ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të cilat do të zhvillohen përkatësisht më 7 dhe 10 Shtator. Përpara se sa ekipi ynë kombëtar të zhvillojë këtë pasdite edhe seancën e parë stërvitore, përpara mediave është paraqitur edhe trajneri i kombëtares tonë, braziliani Sylvinho

Në këtë konferencë trajneri i’u përgjigjet interesit të gazetarëve , sa i takon listës së lojtarëve të grumbulluar, ku në të ka mungesa të rëndësishme me lojtarë si Uzuni, Muçi apo Bare që nuk janë përzgjedhur nga tekniku për këto dy ndeshje, si dhe për prurjet e reja në ekipin kombëtar, të futbollistëve si Agim Zeka apo Sebastjan Spahiu.

Në fillim të konferencës Sylvinho i falënderoi të gjithë, për mbështetjen që i kanë dhënë, pas humbjes së nënës së tij pak ditë më parë.

Sa i takon Brojës, Sylvinho sqaron se ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës, për shkak të problemeve në tendinë. Në këtë mënyrë ne kemi grumbulluar Uzunin, që pritet të vijë nesër, theksoi tekniku Sylvinho.

Mos grumbullimi i Ernest Mucit

Për Sylvinhon, Muçi është një lojtarë i rëndësishëm, ai ka qenë gjithmonë pjesë e skuadrës. Lidhur me mosgrumbullimin e tij këtë herë, ai tha se në këtë moment ai preferonte një lojtar mëngjërash, pasi për momentin vetëm Jasir Asani ka këtë cilës. Muçolli është i dëmtuar, ndaj kërkonim lojtarë me cilësi për të zëvendësuar Asanin. Në të ardhmen, sigurisht ai do të vijojë të jap kontributin për ekipin kombëtar.

Berisha lamtumire ekipit kombëtar?

Jo, ekipi kombëtar është një derë e hapur për të gjithë, por lojtari për momentin nuk është pjesë e asnjë klubi,për shkak se nuk ka një kontratë, ndaj ai nuk ka kryer stërvitje si futbollistët e tjerë, theksoi Sylvinho.

Rifreskim i grupit

Nations League është një kompeticion i rëndësishëm, që do të na ndihmoj edhe në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës. Ne duhet të përmirësohemi, nuk kemi kohë për të bërë eksperimente. Ne do të futemi në fushë, për të fituar çdo ndeshje. Eksperimente jo, por vlerësim ndeshje pas ndeshje, me qëllim për t’u përmirësuar po.

Çështja Uzuni

Uzuni zhvilloi një ndeshje të mirë në Poloni edhe në Moldavi. Ne e kemi vlerësuar gjithmonë Uzunin si një sulmues. Kjo është arsyeja që ne nuk e grumbulluam në Evropian. Nuk kemi asgjë personale, ju lutem. Në repartin e sulmit, kemi shumë alternativa, Seferi, Daku, Hoxha, ndaj nuk ishte e mundur grumbullimi për në Euro 2024. Si sulmues “pykë” alternativa e parë është Broja, ndaj me dëmtimin e tij, ne kemi thirrur Uzunin. Në të ardhmen një tjetër futbollist me këto karakteristika, që për ne është interesant, është edhe Marvin Çuni.

Vëzhgimi për lojtarët e rinj

Ne kemi vëzhguar edhe lojtarë të tjerë. Me lojtarët që ne kemi interes, ne menjëherë vendosim kontakte. S’mund t’Ju them me emra konkretë se cilët, por kjo është një punë, që kërkon qetësi dhe shumë profesionalizëm.

Mos grumbullimi i Keidi Bares

Kur flas për 30-35 futbollistë, që janë në listën e pritjes, patjetër që edhe lojtarë si Bare janë te kjo listë. Por siç thashë më parë, unë mund të thërrasë 23 futbollistë. Kjo është puna e një seleksionuesi të një ekipi kombëtar, e cila është e ndryshme nga ajo e një trajneri të një klubi, që e nis sezonin me 23-25 futbollistë. Ndërkohë mua më duhet të zgjedh, sikundër Ju thash e pëlqej shumë Muçin, por sot nuk mund ta thërras dot, në të ardhmen patjetër që po.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: