Të reja të rëndësishme sa i takon merkatos në dalje të PSG. Klubi francez ka gjetur marrëveshjen me Al-Ittihad për shitjen e futbollistit, Danilo Pereira. Zyrtarizimi mungon ende, teksa do duhet edhe pak kohë për të sistemuar detajet e fundit.
Mesfushori ka luajtur 26 ndeshje në sezonin e kaluar. Në të kaluarën, ai ka luajtur për Maritimon dhe Porton.