Kylian Mbappe gjeti dy golat e parë me fanellën e Real Madrid. Pas ndeshjes me Betis, ylli francez, u shpreh i lumtur.
“Është një moment i bukur, prisja momentin që do të shënoja në këtë stadium legjendar, më i miri në botë. Por e rëndësishme ishte fitorja, pas Las Palmas ishte e rëndësishme vetëm fitorja. Ndihem mirë, e them që kur kam ardhur: Jam i lumtur dhe njerëzit më mbështesin shumë” – tha ai.