Kingsley Coman do të mbetet në Bayern Munich. Lajmin e ka konfirmuar mbrëmë drejtori sportiv i klubit bavarez, Max Eberl, pas fitores së skuadrës së Vincent Kompany ndaj Freiburgut (2-0) në javën e dytë të Bundesligës 2024/25. R
Reprezentuesi francez dukej se do të largohej nga Gjermania në këtë merkato, por në gjërat ndryshuan. “Kingsley Coman qëndron me ne,” tha Eberl. Ai ka shënuar 3 gola në sezonin e kaluar.