Pritet me festime në shëtitoren e Himarës pas daljes nga burgu eurodeputeti i Greqisë dhe ish-deputeti i Himarës, Fredi Beleri.
Atë e pritën me dhjetëra simpatizantë mbështetës të tij si dhe qytetarë himarjotë.
Eurodeputeti u prit me brohoritje dhe fishekzjarre.
Nuk kanë munguar as këngët dhe vallet greke nga mbështetësit e Fredi Belerit.
Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, rasti i të cilit shkaktoi jo pak bujë, u lirua me kusht nga burgu këtë të hënë. Kushti kryesor ishte që Beleri, tashmë deputet i Parlamentit Europian, duhet të mbajë pesë javë kontakte me shërbimin e burgut. Ai la qelinë 6 javë para se të kryente dënimin. Beleri u arrestua mbrëmjen e 12 majit 2023 dhe u dënua me vendim të formës së prerë në qershor 2024 nga GJKKO me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor.
(BalkanWeb)