Mario Hermoso është lojtari më i ri i Romës. Zyrtarizimi është bërë i ditur nga klubi kryeqytetas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Mbrojtësi ka luajtur më herët me Atletico Madrid. Vlen të theksohet edhe kontributi i spanjollit me Espanyol, nga 2017 deri në 2019.
Hermoso zgjodhi fanellën me numrin 22 te Roma dhe është lojtari i 18-të spanjoll në historinë e Giallorossi që është pjesë e skuadrës së ekipit të parë.