Deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në rubrikën Opinion në News24 tha se mandati i Xhaçkës duhet dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Alibeaj tha se Rama e mbrojti Xhaçkën dy herë. Ai tha se ndodhemi në një krizë kushtetuese.

“Mandati i Olta Xhaçkës është një çështje që duhet të çohet në Kushtetuese. Nëse ka dyshime që një deputet përfiton jashtëligjshëm, duhet të shkojë çështja në Gjykatën Kushtetuese. Rama e mbrojti dy herë Xhaçkën. Deputetët e Ramës, me urdhër të Ramës, votuan në shkelje të Kushtetutës dhe kjo është krizë kushtetuese.

Nëse ka krizë kushtetuese, dikush duhet ta mbajë faturën dhe ky është Rama dhe deputetët e PS. Nuk e di se çfarë do ndodhë në seancë për mandatin e Xhaçkës. Ka një krizë kushtetuese dhe kjo duhet të ishte kauzë e opozitës, nëse lufta e opozitës do ishte e vërtetë”, tha Alibeaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: