Deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në rubrikën Opinion në News24 tha se është duke punuar për një parti të re. Ai tha se shqiptarët duhet të përmbysin gjendjen në vend.

Alibeaj: Jemi duke punuar për një parti të re. Nëse ka forcë përtej të vjetrës, besoj se shqiptarët do mbështesin një alternativë të besueshme. Unë jam një prej personave që jam pjesë e grupimit. Jemi në një situatë të krijojmë këtë përfaqësim politik që mungon sot. Panorama e politikës shqiptare është që nga njëra anë është Rama-Berisha e nga ana tjetër nuk ka asgjë.

Shqiptarët duhet të kenë ofertën më të mirë. Pjesë e partisë do jenë njerëz që nuk janë marrë me politikën deri tani, njerëz që ndjejnë se duan të bëjnë diçka për vendin e tyre, ndoshta dhe gjysmë anonimë, rëndësi ka që kanë dëshirën për të bërë Shqipërinë. Shqiptarët duan të përmbysin gjendjen në Shqipëri. Ne kemi një opozitë false dhe duhet një subjekt i besueshëm. Pjesë e grupit janë persona që e duan atdheun e tyre dhe nuk kanë të bëjnë me politikën e vjetër. Herët a vonë do bëjmë me dije atë që po përgatisim, sepse zgjedhjet janë afër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: