Sesioni i ri parlamentar nisi një ditë më parë me debate në sallën e Kuvendit, por nuk munguan as sinjalet për bashkëpunim mes ty kampeve rivale politike.

Deputeti i PD dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj e ka lexuar ndryshe atë që u demonstrua të hënën pasdite në sallën e Kuvendit, sigurisht përmes satirës dhe ironisë.

Nga Agron Gjekmarkaj

Rrezet e para të një dite të gjatë!

Mamica dje nuk kishte të lodhur! Na qerasi me një fjalim paradite (me ndihmë të Zotit dhe me një tjeter me të gjatë në darkë) në “konferencen e kryetarve” ku spikati kulaçi i mirësisë së saj, i pjekur me dru lisi dhe kerbaçi i ligjit, me qortime të tipit “ mos u ngutni more djema, mos ja bëni zemren verem Babos” dhe porosia e madhe që vatani po na sheh, mos ta zhenjejmë se ju të opozites jeni trazovaçë!

Shalsi ishte mjaft i lodhur nga vera. Një përtesë në të folur e karakterizonte. Fjalia nuk i përgjigjej mendimeve! Kundrinoret i hante me dhëmbë, kallëzuesit i gjakoste dhe ndaj kryefjalës shfaqte mëri të madhe! Sakatimi ndihej si thyerje arre. Aq sa dhe vetë Klodi Bushka ndërhyri dy herë në mënyrë esklamative “qyqja mi none, qyqja mi none, iku djali”!

Kosta i Gramozit Linditës dhe 23% i Mamicës pa tupet e shefit të kabinetit që ja nduken, e çarmatosen si partizanet nacionalistin patriot, sapo u shfaq rendi i ri, me perultesi mbante një broke me ujë nëse Shalsit i nevojitet per të njomur fjalitë!

Nasip Naço mbytej në të qeshura të dalldisura ndersa Ben Pellumbi skuqej nga sikleti mes të dyve! Tao kishte pushuar mirë, një buçkosje e lehtë e karakterizonte, gusha kishte pesuar një rrumbullakosje të ëmbël dhe pasi i vertiti fjalet tutje tehu u kuptua që do ta shtrinte doren në punet e Nikoqirit i cili pasdite leshoi thagmen “po punojmë për të ndertuar ambicjen” por edhe të Kuvendit si grami me vreshtin!

Ndërkohë Mimi di Puccini merrej me çështje kozmogonike e përtuar në punë njerëzish, lëshonte heshta indiference!

Përballë kisha Çuçin, i cili nga frika se i veshin çdo kostum rri sportiv dhe ndieva mall për jeshilllekun apo të murrmet e Ermos që ne tre vite me perqendronte me tharmin e ngjyres dhe dashamirësinë per gjithkënd!

Ina shperndante buzeqeshje si llokume kur shkon per vizita se e kishte diten e pare sefte në kupolën e vendimarrjes!

Gaz Bardhi si xhebraili i binte nje dosjeje me dorë dhe qeshte si djall kur Mamica i shtrinte degen e ullirit pa kokerr! Do e shihni ju, ketu i kam të gjitha por sot do ju fal si ditë e parë!

Jorushi i Tabakeve kishte punuar shumë me vetveten në menyrë që vemendja e të tjerve ti binte me veten!! Mesila Doda e cila mban në dorë hirin e kohes si prush na kujton se një ditë hi do bëhemi e prush s’do ketë!

Pasditja e shënimeve!

Mamica në një perpjekje për të vendosur seriozitet e autoritet filloi seancen pa ja behur e gjithë opozita! Kjo e zemeroi pa masë Kryezevendes Liderin Muli i cili nuk ju nda gjatë gjithë fjalimit i cili pa një pa dy e kritikonte per dobesi ideore e gjepura!

Lideri në perspektive Gazi turfullonte dhe nga zemerimi grisi fermanin e Bake xhanit drejtuar deputeteve duke e quajtur Baken pupac, pocaqi, vegel e të tjera! Nejse ju thaftë goja! Shahet Bakja? Ai ai farë merhumi?

Per mua qe një ditë e veçantë! Tashmë Kryezëvendës Lideri Muli do jetë gjithmonë i ulur në krahun tim! Dash Sula tha tani je me një dorë në revani me tjetren ne bakllava mes Kryezevendes Liderit dhe Jorushit plot maraze! Albana me rri rënde, megjithë perpjekjet e mia per tu persosur! Sytë e saj me sherbejnë si pasqyrë ku shoh gabimet e mia ideologjike.

Tritani është bërë më i dashur herë pas here me leshon ndonjë shiharet dhe Luani rri si ideolog i distancuar! Tani unë si shqytar pranë Kryezevendes Liderit si dyshe e pandashme kam tjeter aureole! Do rri disi më rëndë nashi.

Ajo që ra në sy ishte devotshmeria e Ogit për të mbajtur shenime kur foli Mamica me gjithë perpjekjet e Ulsushit për ta penguar! E kam porosi nga Bora tha ajo qe çdo mendim duhet regjistruar se të pasuron jeten! Mund ti lexoj rruges për në Elbasan.

Bela ishte hequr ca por ama ishte rinuar e krehur si shtojzovallet në lum! Ajo një dy sfidonte me shikime Kryezevendes Liderin Mulin i cili per arsye zakonore nuk merret me gratë por pret ditë që Babua të shkele në sallë për ta bërë të flasë me vete! Gojprishuri Gazi e provokoi si ndihesh i tha asaj si vartese e Mamices? Ajo bëri një shenjë të pashpjegueshme, duke vuajtur nga mosthënia, nga pengu tragjik , u ngrit e ik!

Blerina me fustan të zi nuk njihej aq sa na terhoqi vemendjen nga pas në është apo nuk është ajo!

Majko më falenderoi që dy ditë më parë nuk e kisha krahasuar me Hamzanë tek gjeja korrosponduesit e fisnikeve të mesjetes me keta të rilindjes ! Eh gabova i thashë atë duhet ta mendoja për Xhafen! Po ke harruar Doniken tha, jo jo po prisja performancen e Nikoqirit sot që të bindesha tamam qe ai i ngjet asaj!

Sa herë ngrihej tensioni Pirro Vengu deneses fshihej pas Tezes si pas një pirgu të moçem e të sigurtë! Disa nga ministrat e tjere pas anonimitetit të vet! Etilda ne rebusin e enigmave të medha ,me pelerinen e melankolise mbi supe dhe misterin e besimit në gji pret të ardhmen me besim. Toni nuk qe po zerë se ishte, njesoj!

Laerti do bëjë prokopi gjithsesi në mos tjeter do shesë lotet që ka mbledhur.

Ismet Beqiri kishte shkruar një rapsodi për Mamicen po kur i thanë se mbase vjen Bela në Fier e nderroi emrin dhe ja dedikoj kesaj të fundit. Klosi hapte me gojë, shtriqej pak e ankohej pae vera nuk është gjashtë muaj. Dilua dukej nopran si njeri i velur nga harresa e Babos.

Ulsia pyeste çdo kalimtar “allahile me ket mjekër a i ngjas ndopak Moisi Golemit?”

Salianji iu përgjigj po çi ke këto dilema more i uruar se ti je një bukuri e radhë çdokush do kishte lakmi të të ngjante ty e jo ti atij!

Gazetari Man Stafa firauni përsëri na kishte futur çimka në mbledhje të grupit i paudhi! Eh çdo jetë kjo stinë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb