Një atentat me armë zjarri u regjistrua ditën e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë. Nga atentati mbetën të plagosur shtetasit Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi.
Balkanweb sjell fotot ekskluzive të të plagosurve nga Spitali i Traumës në kryeqytet. Gjendja e tyre aktualisht paraqitet më e stabilizuar, ndërsa po marrin ndihmë mjekësore.
Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar me makinë, të cilët e kanë djegur në afërsi të Kamzës.
(Balkanweb)