Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në afërsi të fshatit Dishnicë, në aksin nacional Korçë-Bilisht.
Një automjet tip “Benz” me drejtuese 25-vjeçaren F.S, ka përplasur një kalë në rrugë dhe më pas ka humbur kontrollin, duke përfunduar te muri rrethues i një banese.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Reagimi i Policisë
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:05, në aksin rrugor “Korçë-Devoll” në fshatin Dishnicë, shtetasja F. S., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasja F. S. është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
(BalkanWeb)