Një nga zonat e kryeqytetit është përballur me problematika sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Bëhet fjalë për banesat në rrugën “Panorama”, ku raportohet për luhatje dhe ndërprere të energjisë, gjendje e cila vijon prej tre ditësh.
Banorët ankohen se një situatë e tillë krijon rrezik për ta dhe kryesisht fëmijët, të cilët rrezikojnë në bllokohen në ashensorë.
Qytetarët të cilët jetojnë në këtë zonë, kanë raportuar gjithashtu se luhatja e tensionit dhe ndërprerja e energjisë, ka shkaktuar problematika të mëdha edhe në pajisjet elektroshtëpiake.
(BalkanWeb)