Richard Gere nuk i ka kursyer ca batuta humori për filmin ikonik të viteve ’90, “Pretty Woman”.
Gjatë një daljeje në një ‘masterclass’ në Festivalin e Filmit në Venecia, aktori tha me shaka se ai dhe Julia Roberts s’kishin kimi në skenën ku personazhi i tij, sipërmarrësi i pasur Edward, zhvesh Vivian që luhet nga aktorja.
Ky aktori dhe kjo aktorja duket që s’kishin kimi mes tyre. S’e kam parë këtë prej kohësh. Është skenë shumë seksi.
Sipas Gere, roli i tij në komedinë romantike nuk ishte “i zhvilluar sa duhet”. “Ishte praktikisht një kostum dhe një model i bukur flokësh”. Ai shtoi se nuk e dinte sa i suksesshëm do të bëhej filmi.
“Ky është një film, një film shumë i vogël me një regjisor të mrekullueshëm të quajtur Garry Marshall”, shpjegoi Gere. “Por ne u kënaqëm duke realizuar këtë film të vogël. Nuk e dinim nëse ndonjëri do ta shihte këtë fim të vogël. Askush nuk do t’i kushtonte rëndësi këtij filmi të vogël”.
Një mendim i gabuar pasi filmi kryesoi fitimet në arkë në kohën e tij dhe sot është kult.
Ylli i kinemasë shtoi se skena në piano është e improvizuar.
“Garry më pyeti, ‘çfarë bën natën vonë në një hotel?’ Unë i thashë ‘zakonisht jam i lodhur’. Zakonisht jam zgjuar tërë natën dhe aty ka një sallë kërcimi ose një bar, gjej një piano dhe luaj”, tha 75-vjeçari. “Kështu që ne e improvizuam këtë skenë, unë thjesht nisa të luaja diçka që ishte si jeta personale e këtij personazhi”.
Roli i fundit i Gere ishte ai i një biznesmeni në filmin “Longing” ku zbulon se ishte babai i një fëmije të lindur 19 vite më parë.