Një zjarr me përmasa të mëdha është regjistruar sot në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se zjarri ka rënë në një fabrikë plastike, pranë zonës së KURUM. Zjarri ka rënë fillimisht në fabrikën e arkave plastike dhe më pas është përhapur përreth.

Në terren janë parë shtëllunga tymi gjigande të cilat përhapen në zonën e banuar. Nga zjarri rrezikohet jeta e punëtorëve. Nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit.

Paraprakisht situata paraqitet kritike. Disa automjete zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa të tjera po “luftojnë” me flakët. Ka kaluar në gatishmëri edhe Spitali Rajonal i Elbasanit ku autoambulanca dhe personeli mjekësor janë nisur drejt fabrikës së përfshirë nga flakët.

Aktualisht katër zjarrfikëse dhe dhjetëra punonjës po punojnë për izolimin e flakëve. E gjithë fabrika është mbuluar nga flakët. Për shkak të shtëllungave të tymit nga djegia, në të gjithë zonën ka ndotje masive dhe erë të keqe nga materialet plastike. Zjarri fillimisht ra në magazinën e arkave plastike.

Zyrtarisht konfirmohet sipas Drejtorit të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda që nuk ka pasoja për jetën e punonjësve nga zjarri në fabrikën e prodhimeve plastike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: