Detaje të reja janë zbardhur lidhur me krimin në familje që tronditi Durrësin këtë të mërkurë, ku djali ka vrarë babanë. 62-vjeçari Enver Balla ishte raportuar i zhdukur që nga muaji gusht nga djali i tij, Esmerald Balla.

62-vjeçari rezultoi se ishte vrarë nga vetë djali i tij me armë zjarri. Esmerald Balla e ka qëlluar për vdekje të atin dhe më pas trupin e ka hedhur në pusin pranë shtëpisë. Kufoma e viktimës është gjetur pas 20 ditësh.

Zhdukja e 62-vjeçarit Enver Balla ishte bërë më datë 13 gusht 2024. Djali autor i krimit, 34-vjeçari Esmerald Balla pas vrasjes kishte bërë denoncim në polici sikur i ati ishte zhdukur. Ngjarja është zbardhur pasi policia ka mbajtur në përgjim telefonik të riun. Nga komunikimet ka rezultuar se djali ishte autori i krimit në familje.

Pasi është vënë në pranga, 34-vjeçari ka pranuar krimin para grupit hetimor duke deklaruar se ishte konfliktuar me të atin për një shumë parash që mbahej në kasafortën e shtëpisë.

Njoftimi i Policisë në 13 gusht

“Durrës

Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç.

Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb