Policia ka publikuar pamje nga arrestimi dhe nga vrasja makabre e Enver Ballës nga djali i tij, Esmerald Ballës.
Në pamje, duket edhe trupi i pajetë i 62-vjeçarit në pus.
Në pus gjithashtu duket edhe një mushama dhe një shkallë.
Durrësi u trondit sot nga vrasja e Enver Ballës nga i biri i tij, që për të fshehur krimin, kishte thënë në polici se i ati kishte humbur. Policia arrestoi dhe autorin e krimit Esmerald Ballën.
(Balkanweb)