Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani, ka komentuar skandalin e eksportimit të mbetjeve toksike nga vendi ynë drejt Tajlandës.

Shabani tha se aferës të eksportimit të mbetjeve toksike duhet t’i shkohet deri në fund. Gjithashtu, Shabani ka kërkuar që të tregohet nga Kurum-i dhe shteti shqiptar, se ku janë çuar mbetjet toksike në gjithë këto vite.

“Nëse Kurumi prodhon mbetje toksike kaq vite, ku janë dërguar gjithë këta vite? Aferës i duhet shkuar deri në fund. Këtu dëmi është i jashtëzakonshëm.

Kontaminimi i produkteve ushqimore do të thotë që të kesh probleme, që njerëzit të kenë edhe kancer, vetëm pse pasurohen qeveritarët. Mbetjet toksike kontaminojnë ujin e tokën, duke na rrezikuar jetën”, tha Shabani.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb