Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar sot ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Begaj e quajti Nënë Terezën shembull të fuqisë së shpirtit dhe besimit.
“Mësimet e saj mbeten frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin”, shkruan kreu i shtetit.
Postimi i plotë:
Sot festojmë ditën kushtuar vajzës së shenjtë shqiptare, Nënë Terezës, shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në përkushtim dhe shërbim ndaj të vuajturve.
Mësimet e saj mbeten frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin.