Ish-kongresmenia republikane Liz Cheney do të votojë për zv.presidenten Kamala Harris në nëntor, tha ajo gjatë fjalimeve në Universitetin Duke.
Ish kongresmenia e Wyoming vuri në dukje rëndësinë e votimit për Harris në shtete si Karolina e Veriut, ku ajo u shfaq të mërkurën.
“Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që njerëzit të njohin rrezikun që Trump paraqet, diçka që duhet t’i pengojë njerëzit të votojnë për të”, tha Cheney.
Në vijim ajo u shpreh “si një konservatore, si dikush që beson në Kushtetutën tonë, kam menduar thellë për këtë. Për shkak të rrezikut që paraqet Donald Trump, jo vetëm që nuk votoj për Donald Trump, por po votoj për Kamala Harris”.
BREAKING: Here is the exact moment where Liz Cheney just endorsed Kamala Harris. Retweet to make sure every freedom loving American sees it. pic.twitter.com/7mW35YYhV9
— Kamala’s Wins (@harris_wins) September 4, 2024
Cheney ka qenë një kritike e hapur ndaj Trump në të kaluarën.
Ajo shkroi Betimi dhe Nderi: Një kujtim dhe një paralajmërim për përvojën e saj gjatë sulmit të 6 janarit në Kapitol.
Libri ka për qëllim të shërbejë si një paralajmërim për pushtetin dhe se si ai mund të rrezikojë demokracinë amerikane.