Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një 76-vjeçar u vetëvra me armë gjahu.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Akërni, Vlorë, në oborrin e banesës së tij, ku dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike për shkak të një sëmundjeje tumorale nga e cila vuante, shtetasi N. S., 76 vjeç, është vetëvrarë me armë gjahu.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:30, në fshatin Akërni, Vlorë, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike për shkak të një sëmundjeje tumorale nga e cila vuante, shtetasi N. S., 76 vjeç, është vetëvrarë me armë gjahu.
Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.