Lojtari i Barcelonës, Pedri pati fjalë të mira për trajnerin Flick, në një intervistë për Mundo Deportivo:
“Në klub punojmë shumë më tepër se më parë. Mendoj se trajnerët e atletikës që kanë ardhur po ecin shumë mirë. Kemi punuar shumë dhe kjo duket në ndeshje.
Skuadra nuk bie pas minutës së 70-të apo të 80-të, përkundrazi ruan gjithmonë një nivel të mirë fizik” – tha ai.