Roza Lati ka hedhur poshtë lajmet që kanë qarkulluar në media këto ditë se ajo dhe Rita Lati do të vinin me një emision së bashku në fundjavë. Roza e ka quajtur tendencioz dhe negativ artikullin ku thuhej se ideja e emisionit ka qenë e Ritës, pasi të gjitha idetë që Roza ka propozuar janë hedhur poshtë.

“Jeni shumë negativë, tendenciozë. Latë nam. Asgjë nga këto që keni shkruar nuk është e vërtetë. Mendoj efektin surprizë që do të keni në vazhdim”- ka shkruar Roza.

Roza nuk ka dhënë detaje se me çfarë projekti pritet të vijë, por me siguri surpriza për të cilën foli do të zbulohet së shpejti, pasi sezoni i ri televiziv sapo ka nisur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: